970×90
970×90
970×90
970×90

Ahmetaj: Bashkë me liderin tonë Ramush Haradinaj do të punojmë pa pushim për qytetarët tanë

Ahmetaj: Bashkë me liderin tonë Ramush Haradinaj do të punojmë pa pushim për qytetarët tanë

 

Në Deçan, aty ku nisën pothuajse të gjitha lëvizjet për liri, në praninë e qindra mijëra qytetarëve u bë prezentimi i kandidatëve për deputet të ardhshëm, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Deçan, shkruan Gazeta Projekti.

I pari Gjenerali Daut Haradinaj, është vetë historia, Time Kadriaj, mjeke në UÇK, disa herë deputete në Kuvendin e Kosovës, Rasim Selmanaj, aktivist i hershëm i çështjës kombëtare, i burgosur politik, ish-Kryetar i Komunës së Deçanit, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu, ish-deputete, punëtore e zellshme e arsimit, Dr. Arber Tolaj-Ortoped, mjek në radhët e UÇK-së dhe në UÇPMB, Ramush Ahmetaj, jurist, afarist i suksesshëm, Arif Ahmetxhekaj ish-pjesëtar i UÇK-së, anëtarë i AAK-së nga fillimi, Lok Komoni jurist, emër i njohur i estradës, Bashkim Ramosaj, Aktivist i Lëvizjes Politike 1989-1997, Ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997-1999 me të gjithë vëllëzërit, aktualisht Kryetar i Komunës së Deçanit. Të gjithë kandidatët për deputet deklaruan se do punojmë dhe do të triumfojmë mbi qeverinë e mashtrimit, korrupsionit, nepotizmit dhe shkatrrimit të shpresave të brezit të ri. Vizioni ynë është një Kosovë ndryshe, një Kosovë e përparuar, ku qytetari i saj jeton me dinjitet. Kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës tha sot se: Kandidatët për deputet të ardhshëm prezentuan planin për Kosovën Fituese, dhe planin për ndryshimin e madh.

Në prezentimin e tij Ramush Ahmetaj mes tjerash tha se: kam lindur në fshatin historik në Belle të Deçanit. Pjesën më të mirë të jetës sime e kamë kaluar në shërbim të popullit tim.

Do të jem zë i qytetarit, aty ku ai ka nevojë dhe nuk do të ndalem për asnjë qast drejt rrugës së suksesit dhe fitores për ndryshimin e madh. Bashkë me Kryetarin tonë të Aleancës z.Ramush Haradinaj i cili u bë frymzim i luftëtarit model për një Kosovë të lirë, do të punojmë pa pushim që qytetarit tonë, të ja bëjmë jetën e lumtur, me plot mundësi për të mirën e tyre dhe të brezit të ri.

Po ashtu ẹ falenderoj Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që ma dha mundësinë të kandidojë për deputet në këto zgjedhje. Përkrahja juaj, vota juaj është vota që vulos ndryshimin e madh.

Related posts