970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ahmet Ismaili zgjidhet guvernator i ri i BQK-së

Ahmet Ismaili zgjidhet guvernator i ri i BQK-së

Pak para mesnate, deputetët e pozitës me shumicë votash kanë zgjedhur Ahmet Ismaili guvernator të ri të Bankës Qendrore të Kosovës, me votim të fshehtë.

Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë të pozitës, ndërsa opozita nuk ishte prezente në seancë. Ahmet Ismaili mori 56, ndërsa Lulzim Ismaili 4 vota.

Ahmet Ismaili deri tani ishte drejtor menaxhues i Fondit për Efiçiencë të Energjisë, ndërkaq më herët ishte anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit.

Related posts