970×90
970×90
970×90
970×90

AH, KURBET, TË RËNTË PIKA!

AH, KURBET, TË RËNTË PIKA!

Poezi nga Fetah Maliqi

Shoh gjelbërim, lëvizje,
karroca me të sëmuarë,
vetura urgjence ambulance,
lule, drurë, zogj e çka jo.

Pacientë ngado, vizitorë,
të vetmuar sillen, mbështillen,
shikojnë, kërkojnë, mendojnë,
sa mallë kan të ken dikë afër.

Ah, kurbet, të rëntë pika,
më daktise, ku nuk e prita!
Më ikin mendët, humb fare,
se menduari me plot pse?

Po të isha, ah po të isha
tash në vendin tim…
Lakmoj, lakmoj të jamë pranë
njerëz që dinë të të duan,
që kanë dhembje, dhembjen tënde.

Po të isha, ah po të isha
tash në vendin tim,
do të qe ndoshta dikush
të jet pranë meje…!

14.03.20
Hamburg

Related posts