970×90
970×90

Agueros në Barçë, Guardiola thotë se është punë e kryer

Agueros në Barçë, Guardiola thotë se është punë e kryer

Sergio Aguero është shumë afër t’i bashkohet Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, sipas trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.

Aguero do të largohet nga Etihad Stadium kur t’i mbarojë marrëveshja me klubin gjatë kësaj vere. 32-vjeçari po largohet si një legjendë e klubit dhe si golashënuesi më i mirë në historinë e Cityt me 260 gola në 389 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Është thënë se sulmuesi argjentinas ka arritur tashmë marrëveshje dyvjeçare me Barcelonën, ku do të luante përkrah bashkatdhetarit të vet, Lionel Messi.

U duk se këtë e konfirmoi edhe trajneri i tij aktual, Pep Guardiola, në konferencën e tij pas fitores së City 5:0 kundër Evertonit në ditën e fundit të sezonit në Premierligë.

“Mbase mund ta zbuloj një fshehtësi. Mbase ai është afër të arrijë marrëveshje me klubin e zemrës sime, Barcelonën”, tha Guardiola.

“Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë në histori, Messi. Jam i sigurt se do t’i pëlqejë. Dhe ndoshta Barcelona do të jetë më e fuqishme me të në fushë”, shtoi ai.

Aguero i shënoi dy gola në paraqitjen e tij të fundit në Etihad, duke i ndihmuar kampionit të ri të Premierligës ta mbyllë sezonin në stil me fitore bindëse ndaj Evertonit.

Related posts