Kryetari i Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi, përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ka uruar qytetarët e Junikut, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Shkruan Gazeta Projekti.
Të nderuar besimtarë të besimit Islam,
Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut
Jemi në prag të njërës nga dy festat islame, festës së madhe të Kurban Bajramit, që është shumë e rëndësishme shikuar në rrafshin fetar, human, shkencor dhe kulturor.
Me këtë rast, dua t’u dërgoj nëpërmjet këtij mesazhi, të gjithë besimtarëve islamë dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Junikut, dhe me gjerë, urimet më të sinqerta, me shpresën dhe lutjet tek Zoti, që t’i ketë pranuar ibadetet, adhurimin ndaj Tij, sakrificat dhe veprat e mira e të sinqerta!
Kjo festë gjithashtu, fton besimtarët që të jenë më të arsyeshëm, të kultivojnë vlera njerëzore ndaj të gjithëve, në veçanti ndaj familjes, të afërmeve, fqinjëve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë.
Urime Festa
I juaji Agron Kuqi
Ka shkruar, Kuçi