
AAK dhe lideri i saj, njëherit edhe kandidati për president Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës kanë mbajtur takimin elektoral në Komunën e Junikut, shkruan Gazeta Projekti.
Aty, janë prezantuar kandidatët për deputet nga kjo zonë, Faik Llolluni dhe Leonard Llolluni të cilët kanë marrë një mbështetje të madhe elektorale.
Në një fjalë rasti, kryetari i AAK-së dega në Junik Agron Kuçi ka bërë thirrje të votohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj. ” Me Ramushin president Kosova është më e sigurt sepse zgjedhjet e 14 shkurtit e gjejnë Kosovën të sfiduar në shumë plane, që nga zhvillimi ekonomik shtrirja e sovranitetit, gjykata speciale, liberalizimi i vizave e shumë probleme tjera ku qytetarët kanë vështirësi, Kosova më shumë se kurr ka nevoj për prijës të fort”, është shorehur Kuçi.