970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

AGK dënon sulmin ndaj ekipit të Nacionales, i kërkon Policisë së Kosovës t’i arrestojë sulmuesit

AGK dënon sulmin ndaj ekipit të Nacionales, i kërkon Policisë së Kosovës t’i arrestojë sulmuesit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, dhe kameramanit, Arbër Latifi, në Prizren.

AGK e ka quajtur “të papranueshëm” këtë sulm, dhe se rrezikon sigurinë e gazetarëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ata i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i arrestojë sulmuesit.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

Related posts