Është e qartë për të gjithë se bregdeti shqiptarë dhe Ulqini, tani kanë hyrë në radarët e destinacioneve turistike nga turistët ndërkombëtar që nuk duhen humbur as nga ne, është afër, lirë dhe plot me thesare për t’u vizituar, e këtë i’u mundëson, agjencioni turistik “MIROCI” me autobusët më modern në vend.
Agjensioni turistik “Miroci” i cili tash e 30 vite operon me sukses me linjat e rregullta, lokale dhe ndërkombëtare tashmë ka krijur besimin të klientet e tij dhe përtej kësaj, ka vendos që në treg të operojë me autobusët më modern dhe më të avancuar. Transmeton gazetaprojekti.com
Udhëtimin e këndshëm i’u mund ta përjetoni në destinacionet e shteteve Evropiane si dhe në vendet e rajonit. Përveq kësaj, agjensioni turistik “Miroci”, ka lëshuar linjat e rregullta edhe për sezonin veror, ku ju me rehati mund të udhëtoni në bregdetin shqiptar dhe atë të Malit të Zi. Nga Budva deri në Sarandën e bukur.
Nga 1 Korriki, udhëtime të rregullta çdo ditë organizohen për, Ulqin, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, dhe Sarandë. Gjatë këtij sezoni, menagjmenti i kompanisë “Miroci” ofron komoditet maksimal për të gjithë klientët, andaj shijoni kënaqësinë e udhëtimit dhe aventurës nëpër shtete të ndryshme përmes autobusëve më modern të cilët vetëm për ju, i ofron “Miroci”.