970×90
970×90

Agjenda të ndryshme te kryeministrit dhe kryeparlamentares

Agjenda të ndryshme te kryeministrit dhe kryeparlamentares

Kryeministri i Kosovës, Advdullah Hoti ditën e nesërme, 12 Qershorin -Ditën e paqes do ta fillojë me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, por tjetër agjendë ka bashkë partiakja e tij, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.


Osmani vetëm gjysmë ore pas Hotit, bashkë me komandantin e përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”

Ndërkohë, Osmani e cila nuk e ka në agjendë fare shkuarjen te varri i Ibrahim Rugovës, pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë në mbjelljen 1133 luleve në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës

Agjenda e kryeministrit Hoti:

  1. Kryeministri Avdullah Hoti në ora 09:00, bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
  2. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO’s. (09:15)
  1. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti. ( 09:20_
  2. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 12 Qershorit (11:00)

Agjenda e kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani për datën 12 qershor

Kryetarjae Kuvendit të Kosovës dr.Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”(9:30)

Seanca Solemne për 12 Qershorin – Ditën e Paqes (11:00)

(Pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës)

Kryetarja dr. Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma vizitojnë Trenin e Eksodit në Bllacë​ (17:30)

Related posts