
Ne shenimin e Muajit te Historise se Grave, aktivitet ky i cili organizohet ne SHBA ku nderohen femra te shquara per kontributin e tyre sherbim te publikut, Agjencia e Mbrojtjes se Mjedisit te ShBA-ve ka nderuar edhe nje shqiptare nga Kosova, e cila punon ne kete agjenci ekzekutive te Qeverise Amerikane.
Ne postimin e bere nga kjo agjenci thuhet: Marsi eshte muaji i Historise se Grave dhe ne po e festojme ate me disa nga femrat e shkelqyeshme qe punojne ne zyren per rregullimin e ujit.
Njihuni me znj. Doruntine Rexhepi. Ajo eshte inxhinjere e shkelqyeshme e mjedisit ne Zyre per rregullimin e Ujit, e cila zhvillon dhe mbikqyre rregulloret per shkarkimin e ujerave industriale ne ShBA.