970×90
970×90
970×90
970×90

Agjencia e marketingut KD Events & Communications feston 10 vjetorin e suksesit

Agjencia e marketingut KD Events & Communications feston 10 vjetorin e suksesit

 

Agjencia e marketingut KD Events & Communications, e cila u themelua në vitin 2010, ka shënuar këto ditë 10 vjetorin jubilar të themelimit.

Për këto 10 Vjet, KD Events & Communications është shquar për profesionalizëm dhe korrektësi – thjesht një kompani lojale dhe shumë bashkëpunuese me klientët e saj në çdo aspekt.

“Besnikëri ndaj klientëve, shpejtësi dhe përkushtim ndaj detajeve. Përgjatë këtyre viteve punuam me motiv e guxim si dhe vullnet të pandalshëm në projekte për një dekade të suksesshme”, kështu e vlerëson themeluesi i kësaj kompanie Kushtrimi Demiri këtë “Dekadë të Artë” të KD Events & Communications.

Përveç shërbimeve klasike të marketingut, KD Events & Communications është përfshirë edhe në shumë aktivitete publike për art, kulturë dhe sport me vetiniciativa, gjithmonë në te mirën e qytetarëve.

“Risi dhe inovacione – të parët në treg për fushën e eventeve”, kjo është motoja e Kushtrim Demirit.

Related posts