970×90
970×90

Agim Veliu: Vjosa Osmani ia ka bërë argatin Bulliqit, e pritshme vizita e saj në Podujevë

Agim Veliu: Vjosa Osmani ia ka bërë argatin Bulliqit, e pritshme vizita e saj në Podujevë

Veliu në Pressing të T7 tha se Osmani “ja ka bërë argatin Bulliqit” dhe se e kishte pritur një gjë të tillë nga ajo.

“E kam prit një gjë të tillë sepse edhe ajo ja ka bërë argatin aq sa ka mundur”, tha Veliu.

U.d. e presidentit Vjosa Osmani ka shkuar sot në Podujevë ku është pritur nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka treguar në rrjetin social Facebook se çfarë u bisedua në takim.

“Takim me u.d. Presidenten Vjosa Osmani. Sot pritëm në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar Podujevën. Me këtë rast zonja Osmani më ka uruar për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe na uroi suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë”, ka shkruar ai.

Related posts