Agim Veliu, nuk do të jetë më pjesë e listës për deputet nga partia e deritanishme e tij Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Veliu kësaj radhe ka vendosur që të jetë pjesë e garës për deputet, por jo me LDK-në.
Veliu ka vendosur që kësaj radhe të jetë kandidat për deputet në Listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet Agim Veliu , i cili ka thënë se do të jetë pjesë e listës për deputet të AAK-së.