Afrimiteti me Beatrixin ka bërë që i gjithë rrjeti t’i kthehet kundër Donaldit. Aktori i humorit është parë shumë i afërt me këngëtaren, duke mos i kursyer as ngacmimet.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, të cilët e konsiderojnë si “tradhti” ndaj moderatores Bora Zemani. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, ajo hyri në “Big Brother VIP” dhe Donaldi i rrëmbeu një të puthur.
Dyshja e kanë lënë të flasin kur aktori të dalë nga shtëpia për të sqaruar marrëdhënien e tyre. Mirëpo, gjeste e tij të fundit si dush me Beatrixën, përqafime, përkëdhelje dhe kapje duarsh, i kanë bërë të gjithë të mendojnë se mes tyre po lind një romancë.
Më poshtë mund të lexoni disa nga komentet: