![Afera e rezervave shtetërore, arrestohet Ridvan Muharremi](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_4569.jpeg)
Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.
Ai u arrestua para restorantit të tij “Bukë e zemër”.
Avokati i tij, Mahmut Halimi, në një prononcim për media tha se ai është dërguar në Prokurori Speciale.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/08/1-73-800x600.jpg)
Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen e banesë së Ridvan Muharremit në Prishtinë.
Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, pak më herët tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.