970×90
970×90
970×90
970×90

Afera 7 milionëshe në Kosovë e oligarkut Samir Mane, Prokuroria Speciale nis hetimet

Afera 7 milionëshe në Kosovë e oligarkut Samir Mane, Prokuroria Speciale nis hetimet

Prokuroria Speciale ka nisur hetime për skandalin e heqjes së mbi 7 milionë euro borxhe tatimore kompanisë “NewCo Feronikeli Complex L.L.C.”, në pronësi të oligarkut nga Shqipëria, Saimir Mane. 

Prokuroria tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës të nis punën për hetimin e këtij rasti, raporti Insajderi me burime brenda Prokurorisë së Shtetit.

Por, Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me nisjen e hetimeve për rastin, ende nuk është deklaruar.

Javën e kaluar, në media, u raportua për skandalin e heqjes së shtatë milionë eurove borxhe tatimore “NewCo Ferronikeli”, kompani të cilën e ka në pronësi oligarku shqiptar Samir Mane.

Shkrimi dëshmon se si ATK-ja, përmes një procesi të dyshimtë, ia fshiu borxhet tatimore gjigantit metalurgjik, një muaj pas blerjes së ndërmarrjes nga oligarku Mane.

Një ditë pas publikimit të shkrimit hulumtues, ATK-ja kërkoi nga prokuroria të nisë hetimet për rastin.

“ATK sot ka dorëzuar kërkesën në Prokurorinë e Shtetit me numër protokolli 12-06-3983 përmes së cilës kërkon nga prokuroria që të hetoj pretendimet e gazetës Insajderi, lidhur me shkrimin e publikuar dje me datë 26.11.2020”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Related posts