970×90
970×90

Afër 60 orë nga tërmeti, 46 viktima – vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

Afër 60 orë nga tërmeti, 46 viktima – vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

Së paku 46 persona janë konfirmuar të vdekur – mbi 2000 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Shqipërisë ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë gjurmimet nën rrënoja, shkruan lajmi.net.

Afër 7 milion euro, pothuajse 4 milion dollarë dhe mbi 3 milionë lekë janë mbledhur ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti lënë anash ndihmat si ushqimi dhe veshmbathjet shkruan lajmi.net.

Tërmetet në Durrës dhe Thumanë kanë shuar familje të tëra e njëra ndër to është familja Lala nga e cila ka shpëtuar vetëm një fëmijë ndërsa 7 anëtarë të tjerë janë nxjerrë të vdekur sot nga rrënojat.

Ushtria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në Shqipëri në kërkim të viktimave të tërmetit.

Vlen të theksohet gjithashtu se ka mbi 2000 lëkundje të tokës të cilat e kanë prekur Shqipërinë që nga tërmeti i parë që e goditi Shqipërinë të martën në ora 3:55 të mëngjesit.

Sa i përket lëkundjeve të cilat po vazhdojnë, sizmologët kanë konstatuar se ngritja e tokës për 10 centimetra do të marrë kohë të bie në vend – pasi kanë lëvizur pllakat tektonike.

Sipas të dhënave të fundit në Thumanë janë ndalur kërkimet nën rrënoja si pasojë e mungesës së informacionit ndërsa në Durrës po vazhdon kërkimi nën presionin e reshjeve të forta të shiut.

Tërmeti 6.4 ballësh ishte ndër më të fuqishmit në rajonin e Ballkanit dhe më i fuqishmi në Shqipëri që nga vitet e 70-ta, shkruan lajmi.net.

Shumë familje shqiptare nga Durrësi janë sistemuar tek familjet kosovare që kanë hapur dyert por gjithashtu edhe në ish-bazën e ushtrisë gjermane në Prizren.


Related posts