970×90
970×90

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ drejt fundit, vetëm LDK me listë publike deri më tani

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ drejt fundit, vetëm LDK me listë publike deri më tani

Afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ po afrohet. Ndonëse kanë mbetur më pak se 24 orë nga skadimi i këtij afati, asnjë prej partive të mëdha politike nuk e ka dorëzuar listën në KQZ.

Deri me tani, vetëm LDK-ja e ka bërë publike listën e saj për deputetë, pas miratimin të saj në Këshill Drejtues.

LVV-ja, PDK-ja dhe AAK-ja ende nuk i kanë publikuar listat e tyre, ndonëse kanë bërë me dije se organet e tyre partiake i kanë miratuar ato.

Afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ nga subjektet politike është nesër në ora 16:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri me sot në KQZ-ja pesë subjekte politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka treguar se kush janë këto subjekte.

Deri më tani (10 dhjetor) kemi pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 122 kandidatë. Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5.Narodna Pravda – 10 kandidatë”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë me dije se afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ është nesër në ora 16:00.

Afti i fundit për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025 është 11 dhjetor 2024, ora 16:00. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar Elezi.

Lista e LDK-së

Prej partive parlamentare, deri me tani vetëm LDK-ja ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Në listë e LKD-së bëjnë pjesë zyrtarët më të lartë të kësaj partie, duke përfshirë kryetarët e komunave nga kjo parti.

Prej deputetëve aktual të LDK-së, në listë nuk figuron vetëm emri i Agim Veliut.

Përveç parisë së partisë, deputetëve dhe kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga LDK-ja, në listë janë përfshirë edhe dy nënkryetaret e Prishtinës, Jehona Jushaku-Sadriu dhe Alban Zogaj.

Kandidat për deputetë të kësaj partie do të jenë edhe prurjet e reja si Drita Millaku, Lulzim Zhegrova dhe Lumbardh Salihu.

Partia e Lumir Abdixhikut ka përfshirë edhe emra të rinjve të kësaj partia si Paris Guri, kryetari i Forumit Rinor.

Para anëtarëve të këshillit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se kjo është lista më përmbajtjesorja dhe më profesionalja që ka Kosova sot.

Ai ka vlerësuar se për herë të parë LDK-ja ka në listë 36% të kandidatëve gra për deputete.

Në veçanti, dua të shpreh falënderim, që këtë herë, LDK shënon një histori të re, dhe atë me vet iniciativë. Këtë herë, për herë të parë, LDK ka 36% të kandidatëve gra. Do të punojmë që kjo përqindje në të ardhmen të jetë dhe më e lartë; do të angazhohemi që në LDK dhe në skenën politike të ketë më shumë gra! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm! Në këto zgjedhje, do t’i kemi dhe 5 kandidatë nga mërgata. Dy nga Zvicra, dy nga Gjermania dhe një nga Austria”, ka vlerësuar Abdixhiku.

Related posts