970×90
970×90
970×90
970×90

Aeroporti i Prishtinës ka një lajm më rendësi për udhëtarët

Aeroporti i Prishtinës ka një lajm më rendësi për udhëtarët

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se nga data 28 qershor lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.

Nga aeroporti është bërë e ditur se për orar të fluturimeve mund të njoftohen qytetarët në faqen zyrtare.

“Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore. Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, nga aeroporti kanë bërë thirrje për përmbajtje të udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit.

“Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale. Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj”, thuhet në njoftim.

Related posts