970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Aeroporti i Prishtinës, dyert mbeten të mbyllura, një investim i dështuar, i LIMAK?

Aeroporti i Prishtinës, dyert mbeten të mbyllura, një investim i dështuar, i LIMAK?

Pasagjerët e Aeroporti të Prishtinës kanë ngritur një kritikë te fortë ndaj menagjmentit të Aeroportit për faktin se brenda tij mungon funksionaliteti esencial ku momentalisht për hyrje dhe dalje funksionon vetëm një derë. Shkruan Gazeta Projekti.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të mëdha te pasagjerët ku fluksi i tyre është shumë i madh dhe ka nxitur pyetje rreth efikasitetit dhe vlerës së këtij investimi.

Ata janë të hutuar në hyrje dhe dalje për faktin se aktiv është vetëm një derë dhe e tjetra nuk është funksionale.

Bashkëatdhetari Arif Balaj, i cili ateroi në Kosovë nga Gjermania përmes aeroportit Adem Jashari, shprehet i zhgenjyer me hapësiren e brendshme në Aeroport.

“Të them të drejt kjo nuk është në rregull i gjithë ky fluks dhe të funksioni vetëm një derë? pra herën e kaluar kur une kam udhëtuar për hyrje e dalje ka ekzistuar vetëm një derë, e njejta gjë edhe tani”, thotë ai.

Ky aeroport i koncensiomuar në vitin 2010 nga Limak Calik, si duket edhe pas 10 viteve nuk i ka përmbyshur kushtet e kontrates për një funksionalitet të tillë, edhe pse në fillim investitorët argumentonin se ndërtimi i aeroportit ka qenë një projekt i madh dhe i shtrenjtë për qytetarët.

Por, çfarë u parashihte në marrêveshjen?

Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi €100 milionë në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e:

–          Terminali i ri (25,031m2)

–          Kullë e re Kontrolluese dhe Ndërtesat e ndërlidhura

–          Platformën e re,

–          Parkingun e ri për automobila

–          Një zonë e re për vendosjen e autobusëve dhe taksive

–          Një korsi e re në aeroport

–          Një central të ri për trajtim të ujit

–          Pajisjet e aeroportit (përfshirë midis tjerash urat për hipje në aeroplan)

–          Zgjerimi i Krahëve të shtigjeve (për të akomoduar Aeroplanët e kodit E)

–          dhe hapësira të tjera përcjellëse.

Megjithatë, pas një kohë të gjatë prej hapjes së ndërtimit, dyert e aeroportit mbeten ende të mbyllura dhe nuk ka shenja të qarta se kur do të nisin operacionet.

Për këtë qështje “Gazeta Projekti” ka kontaktuar zëdhënsen e aeroportit Valentina Gara, por ende nuk ka marr përgjigjje zyrtare.

Related posts