
Sipërmarrësi i njohur Adri Bugari ka kujtuar sot me ndjenja të thella krenarie dhe respekti figurën e të atit, Abdullah Z. Bugari, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, shkruan Gazeta Projekti.
Në një postim prekës në rrjete sociale, Adri Bugari thekson se kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por mbi të gjitha, një simbol i krenarisë për jetën dhe karakterin e babait të tij.
“Sot nuk është thjesht një ditë zie – është një ditë krenarie,” – shkruan Bugari. “Babai im ishte burrë me zemër luani. I drejtë, i qetë, por kur vinte momenti, shndërrohej në një forcë që nuk ndalej.”
Ai e përshkruan të atin si një njeri që nuk u përkul kurrë përballë frikës, armikut apo vdekjes, duke vënë theksin te veprat dhe qëndrueshmëria morale që e karakterizonte.
“Ai nuk foli shumë, por veproi. Ai nuk kërkoi lavdi, por e fitoi me gjak,” shkruan më tej Adri Bugari, duke përçuar një mesazh të fortë nderimi për trashëgiminë shpirtërore dhe morale të babait të tij.
Përkujtime të tilla rikujtojnë rëndësinë e figurave të përkushtuara ndaj familjes, kombit dhe vlerave të pathyeshme njerëzore, përcjell portali online Gazeta Projekti.

