
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ka konfirmuar se partia e tyre është kundër tërheqjes së Trustit.
Rrustemi ka thënë se qëndrimi i partisë rreth kësaj çështje dihet.
“Nuk ka asnjë ndryshim, është përgjigja nga ministri dhe deputetët”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.
Kur është pyetur nëse do të rrinë në sallë deputetët e VV-së kur do të diskutohet për Trustin, ai ka thënë se nuk mund të flas për veprimet e kolegëve të tij.