Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka përkujtuar vëllain e tij, Dinë Grabovci.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka vizituar varrin e vëllaut së bashku me bashkëvendasit e fshatit Staradran.
“Në nderim të 19 vjetorit të rënies së vëllaut tim, njëherit shembullit frymëzues për mua, se si duhet Atdheu dhe si duhet vënë atë dhe lirinë e tij mbi gjithçka tjetër, Dinë Grabovci, Baca, si dhe të dëshmorëve të tjerë, bashkëvendas të fshatit Staradran, bëmë vizitë dhe u përkulem me respekt para varrit ku ata prehen në përjetësi”, ka shkruar Grabovci.