
Partia Demokratike e Kosovës, është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhorë, ku në çdo degë të saj, është një disponim demoktratikë dhe interesim i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje, sidomos për të rimarrë fronin politikë të partisë nga zyrtarë dhe politikanë të fortë të kësaj partie.
Një garë e ashpër dhe mjaftë produktive e ka kapluar edhe degën e PDK-së në Pejë, ku për të parin e kësaj dege, janë dy anëtarët më të fortë të saj, Adem Grabovci në njëren anë dhe Xhavit Haliti në anën tjetër.
Edhe pse jo zyrtarisht nga burime të sigurta të GazetaProjekti, bëhet e ditur se Xhavit Haliti i cili është edhe kryetari aktual i kësaj Partie në Pejë, është duke lobuar fuqishëm për ta ruajtur këtë pozicion, dhe Ish- shefi i grupit parlamentar të PDK-së dikur, kryetar i degës në Pejë, Adem Grabovci, është i vendosur që të rikthehet në krye të degës.
GazetaProjekti nga burime të saj mëson se Grabovci ka më shumë se 70% të përkrahjes të nëndegëve, kryetarëve, delegatëve dhe strukturave të posazgjedhura.
Ky i fundit siq mëson GazetaProjekti prinë bindshëm me numrin e delegatëve të fituar në kuvendet e mbajtura deri më tani, por kuvendet e fundit që priten ta vulosin fitorën e Grabovcit janë në Lugun e Baranit, fshatrat e të cilit ndër vite përkrahin publikisht z.Grabovci, përshkak të investimeve direkte të bëra që nga koha kur ishte zv.Ministër i Ministrisë së Infrastruktures.
Por, cilin po e përkrahë elektorati i kësaj partie, mbetet të dihet vetëm me datën 26 Maj, ku edhe zyrtarisht do të mbahet kuvendi në Pejë.