970×90
970×90

Action Bronson ka probleme shëndetësore, i anulon koncertet

Action Bronson ka probleme shëndetësore, i anulon koncertet

 

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson nuk do të marrë pjesë në Open Air Frauenfeld këtë vit. Menaxhmenti i tij ka njoftuar të mërkurën pak para hapjes së Open Air 2018, që ai duhet të anulojë pjesëmarrjen në të gjithë turneun europian, për arsye shëndetësore. Arsyeja është një meniskus i lënduar.

 “Kjo vlen edhe për paraqitjen e tij në Onen Air në Frauenfeld”, shkruan organizatori në Twitter.

Sipas menaxhmentit të tij, Bronson, i biri i një emigranti shqiptar, do të duhet të shërohet për katër deri në gjashtë javë.

“Ai është jashtëzakonisht i zhgënjyer që nuk mund të luajë para tifozëve të tij europian këtë verë,” vazhdon postimi i menaxhmentit të tij.

Ai premtoi, megjithatë, se së shpejti do të kthehet.

Hera e fundit kur 34 vjeçari Bronson nga Nju Jork u shfaq në “Frauenfelder” ishte në vitin 2016.

Gjithashtu as reperi gjerman nga BerliniCapital Bra nuk do të shfaqet në Frauenfeld këtë vit.

 

Related posts