970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku vjen me një kërkesë interesante për Kurtin

Abdixhiku vjen me një kërkesë interesante për Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas raportimit të Kryeministrit Kurti në Kuvend për takimint e 26 tetorit në Bruksel, derisa ka thënë se e ka të vështirë ta kuptoj thënien e kreut të ekzekutivit “Jam i gatshëm ta nënshkruaj qysh sonte por se kam pranuar”, shkruan Gazeta Projekti.

Kryetari i LDK-së, ka thënë se si parti kanë kërkuar për të gjithë deputetët që të shohin dokumentin e draftit të Asociacionit, por që nuk u është dhënë qasje.

Ai gjithashtu tha se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani kanë dhënë qëndrime kontradiktore lidhur me përputhshmërin e draftit të Asociacionit.

“Kryeministri paska vendosur t’i flas masave të vet ndoshta e kuptoi gjithsesi s’e mirëkuptoj se bëhet fjalë për jetë te humbura për një kauze që është shuar nga ai. E kam vështirë ta kuptojë kundërthënien e tij “Jam i gatshëm ta nënshkruaj qysh sonte por se kam pranuar. Këtë s’mund ta kuptojë, por e kuptojë gjuhën për masë”, tha Abdixhiku.

“Akti i pranimit të këtij dokumenti në prani të tri shtete evropiane, ka natyrë të një zotimi ndërkombëtarë që nis si zotim institucional i popullit të Kosovës i shprehur nëpërmjet Kryeministrit të vendit. Kurti ka pranuar një dokument që dëfinon statutin e Asociacionit, vazhdojmë të jemi në terr të plotë informativ, pasi vazhdon të mos shpaloset”, tha ai.

“Kemi kërkuar qasje në këtë dokument por nuk na është siguruar dhe kjo seancë humbet kuptimin. Kurti dhe Osmani kanë dhënë dy qëndrime kontradiktore. Kryeministri pretendon se është në përputhje me Kushtetutën , Presidentja si pranuese e po të njëjtit dokument shpalos hezitimin, njofton dërgimin e komenteve në Gjykatë si shenjë e parë e mos përputhjes kushtetuese”, tha ai.

“Kurti bëri atë që kishim paralajmëruar. Do të pranoj statutin e Asociaconit që shumica e sotme i ka dhënë emrin Zajednicë. Ky pranim i këtij drafti bëhet një muaj pas sulmit terrorist ne Banjskë. Kur pritjet ishin që beteja kundër terrorzimit do të shfrytëzohej në përballjen diplomatike, ne mbetëm ende nën sanksione. Debakël më të rëndë diplomatik nuk mund të kesh”, shtoi Abdixhiku.

Related posts