970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku uron Lushaku-Sadriun për pozitën e nënkryetares: Është thjesht një vlerë për Prishtinën

Abdixhiku uron Lushaku-Sadriun për pozitën e nënkryetares: Është thjesht një vlerë për Prishtinën

Kryetari i LDK-së ka uruar Jehona Lushaku-Sadriu për pozitën e re të nënkryetares së Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se duke e njohur nga afër, Jehona është një vlerë për Prishtinën.

“Jehonës i urova detyrën e re si nënkryetare në Kryeqytet. Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të hënën e 5 shkurtit, Kryetari i Prishtinës, njoftoi për shkarkimin e Donjeta Sahatçiut, dhe emërimin në këtë pozitë për Jehona Lushaku-Sadriun.

“Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znj. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit. Dr. Jehona Lushaku – Sadriu, e kam emëruar Nënkryetare të Kryeqytetit dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtores së Arsimit. Dr. Lushaku – Sadriu është profesoreshë e mirënjohur universitare me arritje të shumta profesionale”, thuhej mes tjerash në njoftimin e Ramës.

Related posts