970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku uron 28 nëntorin: Sot kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet e liri

Abdixhiku uron 28 nëntorin: Sot kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet e liri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar shqiptarët me rastin e festave të nëntorit.

Abdixhiku ka shkruar se në këtë datë historike, kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë.

“28 nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv. Prandaj, sot, në liri, kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë. Na kthen tek gjeneratat e tëra, që – secila në mënyrën e vet – mirëmbajtën gjallë aspiratën tonë të patjetërsueshme, për liri e shtetësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Urime 28 nëntori shqiptarë. Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë.
28 nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv. Prandaj, sot, në liri, kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë. Na kthen tek gjeneratat e tëra, që – secila në mënyrën e vet – mirëmbajtën gjallë aspiratën tonë të patjetërsueshme, për liri e shtetësi.

Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të ardhme duhet ta kenë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetet gardian i një rrugëtimi të tillë, të pashterrshëm, të pandalshëm, të patjetërsueshëm.

Related posts