970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku prezanton katër projekte me vlerë 60 milionë: Do të transformojnë kulturalisht Kosovën

Abdixhiku prezanton katër projekte me vlerë 60 milionë: Do të transformojnë kulturalisht Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Lumir Abdixhiku ka prezantuar katër projekte me vlerë 60 milionë për fushën e kulturës. 

Por, teksa ka prezantuar këto projekte Abdixhiku ka ironizuar me Qeverinë për mungesën e energjisë elektrike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai e ka quajtur edhe lojë tërë atë që ndodhi me moscetrifikimin e Listës Serbe nga KQZ e më pas rrëzimin e këtij vendimi nga PZAP.

“Me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim të Listës Serbe, si mjet i ndarjes së panevojshme brendashqiptare, më lejoni të ju drejtoj e të ju flas nga e ardhmja. Këtu, më poshtë, janë katër projektet tona kryesore kulturore, pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës, të cilin do ta bëjmë pas 9 shkurtit. Kosto e gjithëmbarshme e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro; pak a shumë sa u shpërndanë në një ditë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka prezantuar projektin për Teatrin e Ri Kombëtar, Teatrin e  Operas dhe Baletit, Muzeun e Artit Bashkëkohor e Muzeun  e Paqes dhe Rezistencës.

Abdixhiku ka thënë se këto janë  katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të transformojë kulturalisht Kosovën.

“Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Related posts