970×90
970×90

Abdixhiku: Po mirremi me zgjedhjet lokale, partia fituese të merret me parlamentin

Abdixhiku: Po mirremi me zgjedhjet lokale, partia fituese të merret me parlamentin

 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se duhet marrëveshje politike për të dalë nga ngërçi parlamentar, shkruan Gazeta Projekti.

Abdixhiku ka përsëritur se LDK-ja ka dhënë opsione, por se i takon partisë së parë të bëjë zgjidhje.

Abdixhiku tha se me Fatmir Limajn shihet shpesh, por në takimet, ka muhabete miqësore, jo për parlament.

p

“Me zotëriun Limaj shihemi vazhdimisht takohemi, muhabete miqësore. Qëndrimet LDK janë të pandryshueshme.  I takon partisë së parë të bëjë zgjidhje. Partitë tjera nuk kanë numra, e siç duket nuk i ka as e para.

Kemi dhënë një propozim që të bëhemi bashkë e të dalim prej krize, është turp kjo çka po ndodh. Duhet marrëveshje politike, LDK-ja ka qëndrim të qartë këtu. A e di çfarë fuqie politike është me i pasë 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të bësh zgjidhje, e thua se nuk është urgjencë. LDK-ja është duke u marrë me zgjedhje lokale, nuk mund të bëjmë zgjidhje në parlament kur partia e parë nuk e bën këtë”, ka thënë Abdixhiku.

Related posts