970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku pas përfundimit të fushatës: Nesër në zgjedhje gjejmë festë, pas zgjedhjeve ringritemi si një

Abdixhiku pas përfundimit të fushatës: Nesër në zgjedhje gjejmë festë, pas zgjedhjeve ringritemi si një

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmbylli fushatën elektorale me një tubim masiv në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke mbledhur një numër rekord mbështetësish.

Lideri i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, iu drejtua qytetarëve me një postim në Facebook, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme të marrë përgjatë fushatës.

“Ju faleminderit! Më keni qëndruar afër si një familje e vërtetë, më shumë se sa një familje politike. Asgjë mangut në këtë rrugëtim. Për këtë do t’u jem mirënjohës për jetë. Shpresoj të kem ushtruar para jush me po aq përulje e përkushtim, besimin që kjo shtëpi e demokracisë më ka vënë mbi supe në këtë fushatë. Shpresoj të ju kem prirë mbarë. Shpresoj të kem arritur të përmbushë pritjet e juaja; shpresoj, mbi të gjitha, të kem arritur të sillem si një rugoviste i vërtetë.” – tha kreu i LDK-së.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke shtuar se ndryshimi është misioni i përbashkët i të gjithë qytetarëve.

“Sonte, gara e brendshme e Kosovës përfundon.Nesër nisë beteja jonë për Kosovën. Nesër, në zgjedhje gjejmë festë; pas zgjedhjeve ringritemi si një. Dhe në këtë ringritje tonën, mos u ndalni të luftoni e përpiqeni për atë që mendoni se është e drejtë; për Republikën tonë, për atdheun tonë, për Kosovën. Sepse nuk ka Republikë të partive. Nuk ka Republikë të tekeve. Nuk ka Republikë të ngjyrave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme. Ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme. Ka një mision dhe një mision të vetëm. Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!” – përfundoi Abdixhiku.

Related posts