970×90
970×90

Abdixhiku në njëvjetorin e Qeverisë “Kurti 2”: Ne do t’i japim fund qeverisjes populiste në Kosovë

Abdixhiku në njëvjetorin e Qeverisë “Kurti 2”: Ne do t’i japim fund qeverisjes populiste në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të dështuar qeverisjen një vjeçare të “Qeverisë Kurti 2”.

Abdixhiku ka thënë se në vitin e dytë të qeverisjes së Kurtit, qytetarët e Kosovës u përballën me një goditje të madhe ekonomike me rritjen e çmimeve.

Kreu i LDK-së tha se Qeveria e drejtuar nga Kurti me kokëfortësi ka refuzuar të ulë koston e përballueshërisë së qytetarëve të Kosovës.

“Në vitin e dytë të Qeverisë së paaftë u përballëm edhe me rritjen e çmimeve të papërballueshme për qytetarët. Në muajt e ardhshëm pritet që inflacioni pritet të jetë dyshifror.  Qeveria e Kosovës me kokëfortësi ka refuzuar të ulë koston e përballueshmërisë së qytetarëve të Kosovës.

Tutje, Abdxhiku tha se partia që ai drejton nuk do të bëjë asnjëherë opozitën e Kurtit në Kuvend, të cilën ai e quajti opozitë shkatërrimtare për vendin.

“Ne do të bëjmë opozitën tonë origjinale. Nuk do të bëjmë opozitën e Kurtit. Ka vdekë ajo opozitë. Është shkatërrimtare për vendin. Mos kërkoni nga unë ta bëjë opozitën e Kurtit. Kjo është opozita jonë.

Ne edhe për zgjedhjet nacionale do të jemi gati. Jo polarizime shoqërore, jo kauza fiktive. Sot bëhen 6 vite nga kauza fiktive e Kosovës, ku sot njerëzit që e kanë lënë Kosovën pa liberalizimin po merren sërish me kauza fiktive. Ne do t’i japim fund qeverisjes populiste në Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.

Related posts