970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku në Bllacë të Suharekës: Takimet në fshatra na janë shndërruar në tubime të mëdha

Abdixhiku në Bllacë të Suharekës: Takimet në fshatra na janë shndërruar në tubime të mëdha

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim në fshatin Bllacë të Suharekës, ku është pritur me entuziazëm nga banorët.

Abdixhiku tha se “takimet tona në fshatra, na janë shndërruar në tubime të mëdha.”

Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkimit, duke kërkuar nga qytetarët që të refuzojnë gjuhën e ndarjes dhe përçarjes.

“Takimet tona në fshatra, na janë shndërruar në tubime të mëdha. Kështu na pritën në fshatin BLLACË, të Suharekës. Po, një fshat, në një sallë!
U fola për rikthimin e madh, i falënderova për mbështetjen që po na japin në këtë fushatë; mbi të gjitha u kërkova që ta refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes! Jemi popull i vogël për kaq shumë urrejtje, e para vetes kemi një të ardhme që na pret!
LDK e ka të qartë të ardhmen!
Unë e kam të qartë të ardhmen!
Ekipi im e ka të qartë të ardhmen!
Ju faleminderit secilit qytetar, në çdo fshat e qytet, që po bëhen vet ndryshimi!
124 është numri ynë!
Republika jonë është vetë ëndrra jonë!”
– tha Abdixhiku.

Related posts