
Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, cak i sulmeve të fundit nga deputetët e AAK’së thotë se nuk mund të bie në nivelin e zyrtarëve të partisë së Kryeministrit, madje edhe i vjen turp që i ka kolegë në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Abdixhiku ka komentuar sulmet e fundit që atij i kanë ardhur nga disa prej deputetëve të AAK’së, pasi ai mbrëmë shkroi për keqpërdorimet milionëshe që sipas deputetit të LDK’së, i ka bërë qeveria Haradinaj në një vjet e gjysmë pushtet.
Abdixhiku thotë se ka zgjedhur të mos u reagoj deputetëtëve të AAK’së, pasi sipas tij ‘nuk do të bie në nivel aq të ulët’.
Tutje, deputeti i LDK’së thotë se ndonjëherë i vjen turp që ai ulët në të njëjtën sallë me deputetët e Aleancës.