Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se mbështetja popullore për LDK-në po vjen nga çdo anë.
Abdixhiku këtë e tha derisa qëndroi në Caravik të Klinës ku pati takime me shumë qytetarë.
“Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Rrugës, u ndalëm në fshatin Caravik të Klinës. Aty, në ambientet e familjes Krasniqi, na pritnin qytetarë të shumtë të këtij fshati. Entuziazmi i tyre, ishte shtytje e madhe për ne! Mbështetja popullore ndërsa, që po na vjen në çdo anë, nga ata që qëndruan me ne e nga ata që po i kthehen shtëpisë së madhe – shtëpisë së tyre – është shenjë e fitores së re!
Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha! Dhe ndryshimi po vjen tashmë!
Një e shtunë përplot takime.
Vazhdojmë për në Has.