Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës zgjedhore.
Sipas agjendws, në ora 18:00, do të mbajë tubim elektoral në Lipjan te Palestra e re sportive Lipjan.
Në 19:00, Takim me banorët e tre fshatrave të Shtimes, Vojnoc, Muzeqinë, Rashincë te Shkolla fillore Muzeqinë
Takim me banorët e Komogllavës së Ferizajt në 20:00 te Shkolla fillore “Besim Rexhepi”.
Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.