970×90
970×90

Abdixhiku: E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani

Abdixhiku: E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani

Kryetari i Lidhjes Demoratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që kanë votuar për partinë që ai drejton.

Ai thotë se kanë punuar mbarë dhe kanë ecur drejt si “qytetarë me ëndrra të mëdha në këtë Republikë”, ndërsa shpreson se i ka përfaqësuar ashtu siç e kanë merituar qytetarët.

“Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!

“Punuam mbarë. Ecëm drejtë. Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë. Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë”, shkruan Abdixhiku.

Ai ka thënë se rritja që e patën në këto zgjedhje, në bazë të rezultateve preliminare, i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak. Por sipas tij kjo rritje “është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë”, për çka tha se ndjen keqardhje.

Abdixhiku thotë se pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe. Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.

Pavarësisht të gjithave, Do të ketë dritë! Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, ka shkruar Abdixhiku.

Related posts