970×90
970×90

Abdixhiku dhe Krasniqi sonte patën shikueshmëri më shumë se Kurti

Abdixhiku dhe Krasniqi sonte patën shikueshmëri më shumë se Kurti

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka rënë drastikisht ndjekja e shikueshmërisë “LIVE” në Facebook.

Pikërisht në njëvjetorin e qeverisjes së tij, Albin Kurti doli në intervistë në televizionin publik, RTK, por vetëm 6 mijë qytetarë e ndoqën “LIVE” në Facebook, për dallim prej kohës kur ishte në opozitë që e ndiqnin dhjetëra mijëra shikues.

Në të njëjtën kohë sa Kurti ishte në intervistë në RTK, udhëheqësit e partive opozitare, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ishte live në “Rubikon” të Klan Kosovës, e cila nuk njihet për shikueshmëri të madhe online, si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Pressing T7.

Derisa Albin Kurti ndiqej nga 6 mijë shikues në Facebook, lideri i opozitës Memli Krasniqi në të njëjtën kohë ndiqej nga 30 mijë e 700 ndjekës live në Facebook.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ishte në njërin prej emisioneve më të shikuara online në Kosovë ndiqej nga 22 mijë e 400 persona.

Related posts