970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku: Bandat po e sulmojnë Kosovën, e Kurti ndërkombëtarët

Abdixhiku: Bandat po e sulmojnë Kosovën, e Kurti ndërkombëtarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se kjo javë nuk ishte e zakonshme dhe se vendi prej të premtes po ballafaqohet me një situatë të pamenduar dhe të paparë që një kohë të gjatë.

Abdixhiku në një konferencë për media tha se Kosova është në sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit e kryeministri i Kosovës në sulm për fat të keq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë.

“Kjo nuk i kishte ngjarë ndonjëherë Kosovës më parë. Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë tanë amerikanë, aleatët evropianë sepse kemi bashkërenduar me ta, kemi bashkëvepruar me ta sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, interesa e të njëjtin vizion”, tha ai.

I pari i LDK-së tha se këtë përmbysje aleancash, vizioni e prioritetesh për Republikën e Kosovës askush nuk e ka dashur në Kosovë.

Abdixhiku tha më tej se për këtë përmbysje askush nuk ka votuar. “Nuk mund të flasim për tjetër gjë përveçse një aventure tejet të rrezikshme personale të Albin Kurtit….”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së.

Related posts