970×90
970×90

Abdixhiku: 7 deputetë të pushtetit i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekom

Abdixhiku: 7 deputetë të pushtetit i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekom

Deputeti i LDK-së, Lumit Abdixhiku ka hedhurë akuza në drejtim të pushtetit, ajo shkruan

Çka pritët prej tyre?
Janë të pangopur, të mbrapshtë dhe të rrezikshëm.

  • 7 deputetë të pushtetit i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekom. Thonë se janë më të zotit; s’ka si ta në Kosovë. Njëri madje tha se po i bënte nder Kosovës. Në Parlament, të njëjtit ndërsa, na mbajnë ligjerime moralizuese e vajtuese mbi devalvimin e PTK-së. Pyesin pse po falimenton?
  • 234 familjarë e militantë partiak janë punësuar në Telekomin e Kosovës vetëm gjatë kësaj qeverisje. Proporcionalisht kanë punësuar më shumë se Telekomi Gjerman. Është hera e dytë që ia kalojmë Gjermanisë. E para kishte të bënte me numrin e ministrive në Qeveri.

Këta pasurinë e Kosovës e shohin si plaçkë. Si pronë të tyre, si shpërblim. Për vetëm 1 vit e gjysmë qeverisje, kanë kapur me pangopësi secilën mundësi. Nga gjysmë milion eurot e pavarësisë, tek 53 milionë eurot e Bechtelit. Nga rritja e pagave për vete tek vërshimet punësuese nëpër asete.

Por, “me rëndësi taksa”.
Me të jemi 100% shtet.

Related posts