Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 124 në shortin e hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Pas hedhjes së shortit ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“124 është numri ynë! 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!”, shkroi kryetari Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook.