
Deputeti i LDK-së, Lumit Abdixhiku ka komentuar ligjin për paga, ai përmes një statusi Shkruan.
Që ta dini, nga sot,
- 740 milionë euro paga;
- 660 milionë euro skema;
Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro për paga e skema në vit. Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka.