970×90
970×90

Abazi: Mos bleni ushqime me shumicë, marketet do të jenë gjithmonë me mallra

Abazi: Mos bleni ushqime me shumicë, marketet do të jenë gjithmonë me mallra

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se marketet do të jenë gjithmonë të furnizuara me ushqime ashtu sikur në të gjithë botën, prandaj nuk kanë arsye të blejnë me shumicë, shkruan GazetaProjekti.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, dua t’ju informoj për diçka shumë të rëndësishme. Në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me coronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim në tregtisë. Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht.

Po ashtu, i bëjmë thirrje tregtarëve të mos i shtrenjtojnë produktet pa nevojë dhe artificialisht. Ky shtrenjtim duhet ndalur, përndryshe qeveria do të detyrohet të marrë masa.

E përsëris, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë së jashtme dhe të brendshme. Kështu ndodh dhe në të gjitha vendet e botës, kështu ndodh dhe te ne. Marketet do të kenë vazhdimisht mallra, njësoj si më përpara.

Related posts