Në ambientete e Hotel Nora në Klinë, në prani të 179 delegatëve dhe shumë mysafirëve, sot u mbajt Kuvendi i Vlll-të Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Klinë.
Në mesin e mysafirëve në këtë kuvend mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Zv. Ministri i Ministris për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Lulzim Leci si dhe përfaqësues tjerë nga partit politike në Klinë.
Në fillim mbajti një fjalë rasti dhe përshëndetjeje kryetari i kësaj dege, njëherësh Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, pastaj kryeministri dhe të tjerë.
Në këtë kuvend u zgjodh kryesia e re e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përbërë prej 30 anëtarësh.
Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Klinë u rizgjodh Prof. Dr. Zenun Elezaj.
E veçanta e këtij kuvendi ishte se një femër doli me e votuara në Kuvend edhe pse ishte e vetmja në list, Vlora Tafili.