970×90
970×90
970×90
970×90

AAK i vendos kushte Hotit: Trajtoje me seriozitet përfaqësuesin tonë, SHBA-të të jenë gjithsesi në dialog

AAK i vendos kushte Hotit: Trajtoje me seriozitet përfaqësuesin tonë, SHBA-të të jenë gjithsesi në dialog

Ka nisur të nxehet debati në Kuvendin e Kosovës ku po raporton kryeministri Hoti për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me polemikat e fundit për çarje në koalicionin qeverisës, mospajtime që kanë të bëjnë me dialogun, ka folur Daut Haradinaj i AAK-së, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kërkesë eksplicite e AAK-së është përfshirja e SHBA-ve në dialog.

“E kemi shqetësim se dialogu në Bruksel s’ka prodhu asgjë që 15 vite. Kërkesa jonë është e qartë, se nuk guxon të rrëshqitet në dialog teknik. Dhe në rast se edhe një marrëveshje arrihet në Bruksel pa prezencën e SHBA-ve, ajo zor që është e zbatueshme. Pra edhe njëherë, asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi por është kërkesë eksplicite e AAK-së që SHBA-të të jenë në tavolinën e dialogut. BE-ja e ka mashtruar Kosovën me liberalizim, nuk kem çka me lyp në Bruksel pa i hek vizat. Duhet me e ba ni kusht që s’kemi çka me lyp në Bruksel se na keni mashtru”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se duhet shmangur gabime të atij lloji që të happen arkivat e UÇK-së.

Në këtë kontekst, Haradinaj tha se Hoti duhet ta trajtojë me seriozitet  përfaqësuesin e AAK-së, Selim Selimi në këtë proces.

“Ju thom me bindje të plotë se arkivat e UÇK-së janë nderi i kombit shqiptar. Serbia duhet me i hap dosjet sepse aty janë arkivat e varrezave masive. S’e kemi asnjë arsye me u turpnu para Serbisë. Nëse na nihemi inferior para Serbisë, po u jepim favore që ata me vazhdu në agjendën e tyre. Kryeministri Hoti duhet ta trajtojë seriozisht Selim Selimin në tavolinën e diskutimit, dhe të jetë prezent në diskutime”, tha Haradinaj. 

Related posts