970×90
970×90

AAK e Nisma i bashkohen opozitës kundër “korrigjimit” të kufijve

AAK e Nisma i bashkohen opozitës kundër “korrigjimit” të kufijve

Pjesëmarrjen në seancën e thirrur për 4 shtator e kanë konfirmuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe në Nismën Socialdemokrate (NSD).

Iniciativën e ndërmarrë nga opozita një ditë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i subjektit kryesor në pushtet, Partisë Demokratike (PDK), e ka kualifikuar si veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm dhe ka theksuar se institucionet “nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por fjala e tij nuk ka mbërritur as tek partnerët me të cilët bashkëqeveris.

Muharrem Nitaj, deputet i AAK-së, parti që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ia ka konfirmuar gazetës pjesëmarrjen në seancën që synon ta stopojë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për t’i negociuar kufijtë e Kosovës.

Related posts