970×90
970×90
970×90
970×90

A u hatrua Donika Kadaj-Bujupi që AAK nuk e emëroi në pozita shtetërore, flasin nga partia

A u hatrua Donika Kadaj-Bujupi që AAK nuk e emëroi në pozita shtetërore, flasin nga partia

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundimin e manadatit të presidentes në detyrë, Vjosa Omani. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, veçse e kanë shpallur kandidatin e tyre për president të vendit.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj po synon që ta marrë këtë post me çdo kusht. Madje, në rast se partitë nuk e mbështesin, AAK sheh si zgjidhje vetëm shkuarjen në zgjedhje.

Nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj, në një prononcim për Periskopin, deklarohet se asnjë kandidat tjetër nuk do ta votojnë për president të Kosovës.

‘’Ne besojmë që Haradinaj është personaliteti që mund të unifikoj skenën politike dhe ta kryj me nder dhe përkushtim pozitën e Presidentit. AAK nuk do ta votoj asnjë kandidat tjetër’’.

I pytur edhe rreth krisjes mes AAK-së dhe Donika Kadaj-Bujupi, nënkryetari i kësaj partie thotë se askush nuk e ka përjashtuar deputeten nga partia. Tutje, thekson se deputetja nuk ka shfaqur ndonjë pakënaqësi më parë rreth pozitës që ajo mban në parti.

”Sa i përket partisë, ne nuk e përjashtojmë askënd. Nuk kam ndonjë informatë nëse ftohet apo jo në mbledhjet e kryesisë në parti. Ndërkaq, në grup parlamentar vijon të vie rregullisht. Ajo është anëtare e komisioneve paralamentare, nuk jam në dijeni që ka pakënaqësi në këtë drejtim.’’

Kujtojmë se deputetja Donika Kadaj-Bujupi në vitin 2016 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa tri vite më pas, u rikthye në AAK.

Related posts