Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, rezultatet përfundimtare të publikuara sot nga KQZ i ka quajtur të manipuluara dhe që nuk e paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës.
Sipas tij, përfshirja në numërimin e votave nga Serbia është një skandal dhe një gabim historik.
Ai ka paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore, sipas tij, për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare të 6 Tetorit. Rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Nga shpallja e rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD, s’do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.