
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është “hakmarrë” sot Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për punën e fotografisë që ajo kishte publikuar nga darka që ishte mbajtur para dy javësh në Greqi në kuadër të Samitit SEECP, ku e kishte “prerë” Ramën, i cili shihej vetëm pak në foto.
Rama ka publikuar sot fotografinë e përbashkët që u realizua dje gjatë samitit mes liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në këtë foto, Rama ia ka “prerë” pak njërin krah Osmanit, shkruan Express.

Bashkë me këtë foto, Rama ka publikuar edhe fjalimin e tij të plotë që e mbajti në samit./Express
