970×90
970×90
970×90
970×90

A po e kalon NISMA pragun

A po e kalon NISMA pragun


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa- PZAP ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që ta pranojë këtë ankesë dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Endrit Shala, nga NISMA në një prononcim për Periskopin tha se partia e tij veçse e ka kaluar pragun.

‘’Na pragun veç e kemi kalu dhe jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës’’, tha shkurt Shala.

Tutje, ai paralajmëroi se NISMA së shpejti do ta mbajë një konferencë për media.

PZAP-i i ka pranuar 53 ankesa të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Kujtojmë se sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, AKR-NISMA-PD kishte marrë 42.72mijë vota ose shprehur në përqindje 4.984 %.

Related posts